Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 15-të në të cilën në rend dite është Propozim ligji për huamarrje në Bankën Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për përballje urgjente me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, me procedurë të shkurtër.
Në seancë janë edhe ligje nga sfera e arsimit: Propozim ligji për emërime dhe plotësime të Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsim të kuadrit arsimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe plotësimet e ligjeve për standardin studentor dhe për standardin e nxënësve, të gjitha në procedurë të shkurtër.
Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe ndryshimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje të informatorëve dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për taksat gjyqësore, për autokampe dhe për patinazhe, në lexim të parë.
Kuvendi duhet të deklarohet edhe për Propozim – vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes nga migrimi ilegal dhe mbrojtja e shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin KOVID-29 dhe parandalimin e përhapjes së tij dhe për rrezik të lartë dhe vëllim të rritur në hyrje dhe transitim të emigrantëve përgjatë territorit të shtetit.
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë