Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 30-të, në rend dite të së cilës janë 50 propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve ekzistuese, si dhe interpelanca për punën e zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Në seancën e 30, interpelanca ndaj Dimitrovit është pika e 53 e rendit të ditës. Para deputetëve, Dimitrov do të ketë mundësinë të japë argumentet e tij kundër interpelancës së ngritur për të nga ana e OBRM-PDUKM-së.
Duke e komentuar atë kohë më parë, Dimitrov e kishte cilësuar për përpjekje për të krijuar përçarje brenda Qeverisë.
“Përpjekja e dëshpëruar për krijimin e përçarjes së brendshme në Qeveri shkon më larg se programi politik dhe beteja e tyre kundër nesh si kundërshtarë politik. Në këtë ndërthurje historike dhe në këtë kontekst, ky është sulm direkt ndaj vetë shtetit dhe institucioneve të tij si shtylla dhe bartës të suverenitetit”, tha Nikolla Dimitrov./Telegrafi/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...