Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 71-të, ku në rend dite të së cilës janë Raportet vjetore për vitin 2021, puna e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe raporti vjetor i Avokatit të Popullit.
Para deputetëve në këtë seancë është edhe Propozimi për kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Sonja Mirakovska.
Në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë, me procedurë të shkurtuar, si dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për mjedisin jetësor dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës.
Po ashtu në rend dite është Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa të Prokurimeve Publike për vitin 2021, Informata për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 2021, si dhe projektvendimet për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTHEA” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republika Afrikane.
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë
Mimozës i vjen dron në Ferma VIP me një mesazh nga Dafina Ze...