Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi kumtoi se nga ora 18:00 deri në orën 19:00 do të zgjasë pauza nga debati për propozim-ligjin e Prokurorisë Publike, ndërsa pas orës 19:00 do të vazhdojë dhe do të zgjas pa ndërprerje derisa Kuvendi të shpërndahet.
Në pjesën e pasdites të seancës nuk u dëgjua asgjë e re, përveç propozimit të Daniela Rangelovës nga OBRM-PDUKM e cila apelon, secili që është i përfshirë në ndonjë prej rasteve gjyqësore, procedura hetimore ose parahetimore, të mos jetë në debatin për ligjin.
Paraprakisht, gjatë diskutimit, deputetët e shumicës qeveritare edhe një herë përsëritën se miratimi i ligjit për PP do të thotë fillim i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, ndërsa kolegët e tyre nga OBRM-PDUKM ia kthyen se e shtyjnë me forcë edhe në mënyrë të kundërligjshme, vetëm që të shpëtojë Zaevi dhe funksionarë të tjerë qeveritar nga përgjegjësia.
Sonja Mirakovska nga PRSD e vlerësoi fjalimin e Micevskit si parullë politike. Në replikën e pyeti pse kur kanë qenë në pushtet nuk e kanë miratuar ligjin e PP.
Nola Ismailovska Starova nga Grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së e përkujtoi Ilija Dimovskin se ligji është miratuar në Përzinë. Lidhur me ligjin e PP, megjithatë i tha se duhet të bëhen dallime mes nenin 110 dhe rasteve të reja.
Paraprakisht, Emiliana Aleksandrova nga grupi i pavarur, tha se OBRM-PDUKM me qëndrimet e shprehura për ligjin e PP e çon partinë në drejtim të gabuar.
Sot nis fushata e katërt zgjedhore për vitin 2025, Elezi tre...
Presidenti Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të n...
Në Bruksel mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani ...
Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të ...
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër sot lëshohet për qarkullim
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë