Sot në Kuvendin e Maqedonisë në me propozim të deputetëve Ejup Alimi, Dragan Danev, Fadil Zendeli dhe Tomisllav Tutev me procedurë të përshpejtuar u votuan ndryshimet dhe plotësimet zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, propozim i Ligjit për Qeveri, dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë, financimin e partive politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në rend të parë ishte propozimi dhe ndryshimet për përbërjen e KSHZ-së, kurse me 100 vota “pro” u miratua dhe për Kryetar i KSHZ-së u zgjodh Oliver Derkovski nga OBRM-PDUKM-ja, ndërsa Ditmire Shehu nga BDI është nënkryetare e re e KSHZ-së. Kryetares së deritashme Ermira Hasani Salija nga sot me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara iu ndërpre posti e kryetares së KSHZ-së.
Ndërsa anëtarë tjerë do të jenë: Elizabeta Postolovska nga OBRM-PDUKM, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM, si dhe Enver Saliu nga Lëvizja Besa.
Kjo përbërje tash duhet të vazhdojë me përgatitjet për referendum.
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...