Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet i bllokuar nga amendametet e opozitës.
Deputetët e LSDM-së kritikojnë se opozita punon në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe nuk bllokohen vetëm ndryshimet e Rregullores për punë online në Kuvend por edhe ndryshimet që duhet të bëhen në Ligjin për mbrojtje shëndetësore.
“E bllokojnë funksionimin e Kuvendit në mënyrë që të mos u ndihmohet qytetarëve më të rrezikuar përmes paketës së katërt ekonomike. E pengojnë ekonominë e Maqedonisë, bllokojnë edhe regjistrimin e popullisisë”, tha deputetja e LSDM-së, Kalesa Vançeva.
Opozita nuk heq dorë nga taktika e bllokimit të amendamenteve duke thënë se në vitin 2007, LSDM e atëhershme me 2.300 amendamente ka bllokuar Kuvendin në të njëjtën mënyrë.
“Amendamentet e propozuara janë rezultat i miratimit në mënyrë të kontrabanduar të ndryshimeve në Rregullore. Nuk do të lejojmë ndryshime më të mëdha pa bisedime, pa debate publik dhe pa dialog mes gjitha partive politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ndryshe, OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta propozuar rreth 3.000 amendamente për ndryshime në Rregullore./Telegrafi/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic