Bllokimi i ligjit për gjuhët dhe ligjet tjera reformuese, kanë shtyrë kryeparlamentarin Xhaferi bashkë me opozitën dhe shumicën parlamentare, që nëpërmjet takimeve larg opinionit, të kërkojnë zgjidhje për amendamentet e opozitës, njofton Alsat.
Zv.kryeministri Bujar Osmani pranon se partnerët e koalicionit akoma nuk kanë gjetur formulën e miratimit të ligjit.
“Unë mendoj se ende ka hapësirë që opozita të jetë më e arsyeshme në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve sepse ai është proces ireverzibil, nuk ka kthim prapa në këtë proces i cili ka marrë besimin e 69 deputetëve. Mendoj se opozita ka pasur mundësi historike që ta ndryshojë sjelljen ndaj shqiptarëve, pra ndaj shoqërisë së dytë etnike në Maqedoni por edhe ndaj vetë proceseve”, deklaroi Bujar Osmani.
OBRM-PDUKM-ja mbron qëndrimin se nuk do tërheqin asnjë nga amendamentet e dorëzuara. Sipas tyre grupimi në bazë të neneve i 36 mijë amendamenteve kundër ligjit për gjuhët, mund ta shkurtojë procedurën, mirëpo përsëri do duheshin më shumë se 5 muaj deri në përfundimin e debatit.
Burime brenda partisë opozitare maqedonase thonë se në rast se nuk pranohet asnjë amendament dhe ligji miratohet kështu siç është, do dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse ligji është në suaza të Kushtetutës./Alsat
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan