Kuvendi i Francës më 21 nëntor do të diskutojë dhe me siguri edhe do ta miratojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Propozim-ligji i Ministrisë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, me të cilin ratifikohet Protokolli i hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, tashmë u miratua nga Senati në Paris më 17 tetor. Pas diskutimeve në komisione, ligji i propozuar do të gjendet në seancë kuvendare më 21 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në arsyetimin e propozimit, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme thotë se Maqedonia e Veriut do të përforcojë sigurinë në rajon dhe aleancën në përgjithësi.
Pas ratifikimit të Protokollit nga Franca, do të mbesë që ky Protokoll të miratohet edhe në Kuvendin e Spanjës, që pritet të ndodhë në muajin janar me çka përfundon ratifikimi te të gjitha vendet anëtare të NATO-s.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit