Kukan sqaroi se Maqedonia e Veriut me vite i ka realizuar kriteret për anëtarësim në BE Maqedonia e Veriut mund të marrë datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak real për Shqipërinë, deklaroi ish-eurodeputeti Eduard Kukan, i cili kryesoi me Grupin e punës për Ballkanin Perëndimor gjatë mandatit të tij.
Në një intervistë për Asociacionin sllovak për politikë të jashtme (SFPA), Kukan sqaroi se Maqedonia e Veriut me vite i ka realizuar kriteret për anëtarësim në BE, por Unioni e ka shtyrë hapjen e negociatave, raporton TV21.
“Maqedonisë së Veriut i duhet t’i ndahet datë konkrete në Samitin Evropian në vjeshtë, që unë e konsideroj për real”, ka thënë Kukan, duke shtuar se përderisa presidenti francez Emanuel Makron ka pasur qëndrim shumë kategorik për këtë çështje, si duket ka filluar të lëshojë pe. Nga ana tjetër, duke theksuar se Tirana pret një hap të tillë, Kukan beson se situata në Shqipëri është krejt ndryshe.
“Ata duhet të implementojnë reforma të mëdha gjyqësore, opozita e bojkoton Parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromis”, theksoi Kukan. Sipas tij, joreale është tani për tani që Shqipëria të marrë datë për negociata.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X