Duke kujtuar dhe lartësuar veprën e tyre për çështjen kombëtare, u shënua sot 15 vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit, Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi, në betejën e Mateçit të Kumanovës, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001.
Derisa u kujtoi dëshmorët e kombit, kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, Xhavit Jashari tha se kufijtë politik nuk janë kufijë kombëtar të një kombi.
“Historia na ka mësuar se kufijtë politik nuk janë kufijë kombëtar të një kombi, andaj, kujtesa jonë kombëtare i përjashtojmë kufijtë aktual politik edhe për faktin se përkatësia kombëtare e popullatës shumicë e trojeve që kanë mbetur jashtë atdheut tonë – Shqipërisë, është shqiptare, ka qenë dhe e tillë do të jetë deri në momentin e heqjes së padrejtësive të fundit historike që janë bërënë trojet shqiptare… Shqiptarët që e kanë dashur lirinë edhe sa jetën e vetë e dini se pa luftë nuk fitohet liria, se pa luftë nuk hiqen padrejtësitë historike,prandaj duhej lufta e UÇK-së”, tha ai.
Derisa Jashari përjashtoi kufijtë politik, veprimtari Mehmet Hajrizi përmendi shkaqet që kishin shtyrë deri në fillimin e luftës së viti 2001 në Maqedoni.
“Shkaqet e luftës së vitit 2001, në Maqedoni ishin mohimi i të drejtave të shqiptarëve të atjeshëm, diskriminimi në mënyrë sistematike i tyre dhe pamundësia e realizimit të të drejtave legjitime me mjete politike dhe me rrugë paqësore. Në kapërcim të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar filluar proceset e transformimit demokratik në rajonin tonë, por gjendja e shqiptarëve të robëruar në vend të përmirësimit po përkeqësohej nga dita në ditë. Lufta e UÇK-së në fund të shekullit të kaluar dhe solidariteti ndërkombëtar d? ?buan forcat e pushtuesit serb nga Kosova, por çështja e shqiptarëve në Maqedoni, Serbi padrejtësisht po injorohej nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.
Ndërsa, veprimtari tjetër Haxhi Maliqi, derisa theksoi se shqiptarët tani janë në pozicion më të mirë se në të kaluarën. Ai shtoi se shqiptarëve nuk u duhen disa shtete, por vetëm një shtet.
Dëshmorët Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi, ishin luftëtarë nga Malisheva, por që në ndihmë të shqiptarëve në Maqedoni ishin bërë pjesë e luftës në këtë shtet.
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...