Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se është ftuar nga Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, që ta vizitojë Kongresin Amerikan në Washington DC.
Arifi deklaroi se Engelin do ta njoftojë me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do ti potencoj qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së Shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive.
“Z. Engel do t`ia dërgoj falënderimet e të gjithë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mbështetjen e kahmotshme të Shtetit Amerikan si dhe stabilitetin afatgjatë në vendin tonë”.
“Gjithashtu kënaqësi e veçantë t`i takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Neë York, Philadelphia dhe Washington), për t`i falënderuar personalisht për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës”, ka shkruar Arifi.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër