Kryetari i Athinës, Giorgos Kaminis, do të vizitojë Shkupin për t’i vazhduar takimet me kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.
Pas vizitës së kryetarit të Shkupit, Shilegov në muajin shkurt në kryeqytetin e Greqisë, tani kryetari i qytetit të Athinës vjen në vizitën kthyese në Shkup.
Të dy kryetarët do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim, që ishte paralajmëruar pas takimit në Athinë.
Në takimin që ishte mbajtur në Athinë më 9 shkurt të këtij viti, në konferencën e shtypit të përbashkët, Shilegov dhe Kaminis thanë se nuk kanë folur për emrin, por për të rritur besimin në mes qytetarëve të të dyja vendeve nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta. /Telegrafi
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë