Lidhur me formimin e një komisioni anketues për ngjarjet e 27 prillit, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka thënë se ingerencë e tij nuk është të formojë komison por deputetët duhet të propozojnë atë, ndërkohë që institucionet tjera përgjegjëse duhet të bëjnë punën e tyre nëse ka ndonjë tentativë deri në përfundim të procedurave duhet të informojnë opinionin.
“Nuk është ingerencë e imja për të formuar komision anketues për ngjarjet e 27 prillit pasiqë duhet deputetët të dorëzojnë kërkesën por vetëm për përgjegjësi politike ndaj deputetëve, vendimi politik do të ndodhë në zgjedhje, ndërsa përgjegjësinë penale duhet të kërkojnë institucionet tjera, unë nuk mund të përzihem në punën e institucioneve tjera por nëse është në procedurë mund të mos bëhet publike sepse ashtu duhet kohë por opinioni duhet të mësojë lidhur me këto hapa”, ka thënë mes tjerave kryeparlamentari Xhaferi.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...