Kryeministri Zoran Zaev nesër do të marrë pjesë në Forumin ekonomik “Dialogu për të ardhmen 2017”, që po mbahet në Vjenë, Austri.
Krahas kryeministrit Zaev, në forum do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev.
Kryetari i Qeverisë së RM-së do të ketë fjalim në suaza të debatit me temë “Bashkëpunimi rajonal si pjesë e integrimeve evropiane”, ndërsa zëvendëskryeministri Angjushev do të flasë në sesion e parë plenar “Jetojmë në kohë digjitale! Vizioni dhe reagimi i investuesve”.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë ditës së nesërme, më saktë në orët e pasdites, është paraparë që kryeministri Zaev të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe kancelar i ardhshëm i Austrisë, Sebastian Kurc.
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë