Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, ruajtje të paqes dhe stabilitet në rajon, duke mos harruar integrimin e saj evropian.
Ajo shtoi se Serbia do të vazhdojë të sillet në mënyrë konstruktive dhe të insistojë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të diskutueshme nëpërmjet dialogut.
Brbaniq ka folur për rëndësinë e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve në Bruksel, duke thënë se para se gjithash duhet që sa më shpejtë që të jetë e mundur të bëhet formimi i komunave serbe, duke shtuar se Serbia nuk do të përshtatet në lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Këto komente Brnabiq i bëri në ‘Forumin Strategjik’ që mblodhi së bashku zyrtar të lartë të BE-së, vendet e rajonit dhe organizata ndërkombëtare.
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...