Kryeministri maqedonas: Po negociojmë për ministrat e rinj të BDI-së

16:57 | 3 Prill 2016
M. A.

Në Maqedoni po zhvillohen konsultimet për zgjedhjen e ministrave të rinj nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, pas që kjo parti të enjten vonë vendosi që t’i tërheqë anëtarët e sa të deritashëm nga kabineti qeveritar, ka thënë kryeministri teknik maqedonas Emil Dimitriev për televizionin Telma të Shkupit.

“Kryeministri Emil Dimitries i pranoi dorëheqjet e ministrave të BDI-së dhe në pajtim me procedurën ato iu dërguan Kuvendit të Maqedonisë. E drejtë e partisë politike BDI është se cilët persona do t’i tërheqë nga pozitat e ministrave dhe cilët persona do t’i caktojë dhe do t’i paraqesë si propozime për zgjedhjen e ministrave dhe për këtë proces në vijim e sipër janë konsultimet”, thuhet në përgjigjen ndaj pyetjes së Telma-s të dërguar nga kabineti i kryeministrit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, partnerit qeveritar të BDI-së së Ali Ahmetit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot konfirmoi se nuk do të ketë ndryshime në ekipin ministror të partisë së tij, për shkak të kohës së shkurtër.

Shpërndaje në rrjete sociale