Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një ceremoni me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Plenkoviqin, i cili e udhëheq delegacionin në të cilin janë përfaqësues të lartë qeveritar për çështje ekonomike dhe për punë të jashtme dhe anëtarë të Parlamentit kroat.
Menjëherë pas ceremonisë së pritjes është paraparë takim teta-tet i Kovaçevskit dhe Plenkoviqit, pas së cilës do të vijojnë bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve.
Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, në takimin me delegacionin kroat, do të jenë zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Bojan Mariçiqi dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu.
Kryeministri kroat Plenkoviqi gjatë vizitës zyrtare do të pritet edhe nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend./zhurnal.mk/
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...