Nuk kishim asnjë bazë ligjore për ta ndaluar ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, për shkak se në momentin kur ai po kalonte nëpër territorin e Malit të Zi në kalimet tona kufitare nuk kishte asnjë sinjal që tregonte se bëhej fjalë për person jashtë ligjit, tha ministri malazez i Punëve të Jashtme Srgjan Darmanoviq i pyetur në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas për të cilin policia malazeze ka konfirmuar se ka kaluar nëpër kufijtë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i diplomacisë malazeze Darmanoviq ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku sot u takua me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, me të cilin mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.
“Ne, siç e dini, nuk kishim bazë ligjore për ta ndaluar shtetasin e Maqedonisë, gjegjësisht ish-kryeministrin maqedonas, në një makinë me targa diplomatike të një vendi të huaj, sepse në momentin kur ai po kalonte nëpër territorin e Malit të Zi në pikat kufitare, nuk kishte asnjë sinjal se ai ishte person jashtë ligjit”, tha Darmanoviq, i cili shtoi se në lidhje me këtë rast i kanë informuar shërbimet e sigurisë në Maqedoni.
“Për gjithçka i kemi informuar shërbimet e sigurisë të Maqedonisë. Departamentet tona e kanë bërë këtë në një mënyrë që nënkuptohet në mes të miqve dhe partnerëve, kështu që nga Mali i Zi nuk kishte lojra dhe gjëra të fshehta, por u veprua siç kërkojnë rregullat dhe ligjet tona”, tha Darmanoviq.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik