Forcat e Armatosura të Kroacisë sot në Zagreb kanë shpalosur dy nga 16 topat më modern aktualisht në botë të njohur si Haubica “PzH200” të prodhimit gjerman.
Këta dy gjuajtës janë të kalibrit 155 milimetra.
Në qendrën e Remontin në Jankomir u tha se me blerjen e këtyre topave, fuqia e zjarrit të ushtrisë kroate është rritur për shumë herë, transmeton lajmi.net.
Me këta dy topa ka filluar ardhja e armatimit gjerman të blerë nga kroatët në vlerë prej 55 milionë eurosh.
“Kjo na vë neve në pozitën e vendeve të NATO-s me sistemin artilerik më të mirë”, ka thënë ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq.
Sistemi artilerik 155 milimetra L52 ka aftësi që me precizitet tepër të lartë të godas objektivat e shënjestruar në largësi mbi 40 kilometra.
14 haubicat tjera do të arrijnë në Kroaci deri në fund të këtij viti.
Ky armatim i ri kroat dëshmon edhe një herë për garën e madhe ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë për dominim në rajonin tonë sa i përket fuqisë ushtarake.

Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit