Me 116 vota “PRO” dhe dy vota “KUNDËR”, kuvendi kroat i ka dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.
Urojmë Maqedoninë e Veriut”, ka thënë kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq, pas votimit ku ishin prezent edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski, shkruan top-channel përcjellë Klan Kosova.
Pas Greqisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bullgarisë edhe Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO, me çka u bë vendi i pestë, pasditën e sotme gjithashtu pritet që Protokollin të ratifikojë edhe Mali i Zi.
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...