Qeveria e Kroacisë ka vendosur të enjten që të dhurojë 20,000 vaksina kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Të dyja vendet pritet që do të përfitojnë nga 10,000 vaksina.
Një javë më herët, Qeveria kroate ka njoftuar se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën.
Nuk dihet saktësisht se për cilin lloj të vaksinës bëhet fjalë, por Kroacia prokuron vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Kroacia, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka vaksinuar deri më tani 21.7 për qind të popullsisë.
Prej tyre, 6.2 për qind kanë marrë nga dy doza të vaksinës.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kroaci ka arritur në mbi 348,000, ndërsa i viktimave 7,623.
Aktualisht, janë 7,866 raste aktive në këtë vend./arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...