Shumë zanatçinj në Maqedoni nuk mund të përballojnë vështirësitë e krijuara nga kriza e COVID-19 dhe tani ajo ekonomike e energjetike. Ata paguajnë rrymë industriale, materialet bazë i blejnë më shtrenjtë dhe po mbeten edhe pa fuqi punëtore. Kjo i ka shtyrë shumë prej tyre që t’u vënë drynin dyqaneve. Vetëm gjatë vitit 2022, 120 prej tyre kanë mbyllur biznesin. Në dëm të zanatçinjve është edhe loja e pandershme që u bën ekonomia gri. Institucionet thonë se po bëjnë përpjekje për të ndihmuar zanatçinjtë, por situata në terren tregon se kjo nuk është e mjaftueshme.
“Kemi zanate që vërtet janë të rrezikuara për shkak të ndryshimit të kohës si jorganxhinjtë, farkëtarë, nallanxhinjtë, zanate që janë vërtet tradicionale. Problemet me të cilat përballemi me largimin e fuqisë punëtore. Të gjithë zanatçinjtë qofshin luleshitës, parukier nuk janë përfshirë në reformën e re tatimore, përsëris ata që janë të regjistruar përmes regjistrit të zanatçinjve”, deklaroi Goran Ristovski- kryetar i Odës së Zanatçinjve.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në përpjekjet e Qeverisë për të mbajtur aktiv zanatçinjtë, përmendi edhe ndryshimin e vitrinave, por në terren shihet se zanatçinjtë nuk kanë nevojë për vitrina, por për ndihmë të mirëfilltë ekonomike.
“Shuma nga program i Ministrisë së Ekonomisë si mbështetje për zanatçinjtë në përgjithësi është rreth 100 mijë euro. Më vendimin e fundit një pjesë e zanatçinjve janë mbështetur nga Qeveria në pjesën për furnizim me energji elektrike, për fat të keq në fillim nuk ka pasur hapësirë që të përfshihen të gjithë”, tha Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë.
Në Regjistrin e Zanatçinjve në Shkup janë të regjistruar rreth 2000 zanatçinj. Sot Oda e Zanatçinjve të Shkupit feston 90 vjet nga themelimi i saj në vitin 1932. /Alsat.mk
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...