Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se konkursi për ndarjen e 70 banesave sociale në Gostivar duhet të shpallet në fund të këtij viti.
Ai duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Gostivar sqaroi se së shpejti duhet të caktohen kriteret që janë të nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duhet të shpallet konkurs sipas metodologjisë së renditjes që e parasheh ligji i ri për mbrojtje sociale. Në ligj ka kritere të reja, përkatësisht kategori të qytetarëve që mund të aplikojnë për banesë sociale. Pres që sa më shpejt të formohet komisioni që do të punojë në vlerësimin e aplikuesve”, tha Sugereski.
Objekti banesor ka 70 banesa dhe ka për qëllim të strehojë kategoritë e rrezikuara sociale në Gostivar. Investimi është mbi 80 milionë denarë.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...