Reformat për rrugën evropiane dhe hapat për sigurimin e një të ardhme evropiane të vendit, janë pjesë e temave për të cilat kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski i diskutoi në darkën e punës në Klubin e deputetëve me kryetarët dhe përfaqësues të tjerë të lartë të partive parlamentare, me të cilët LSDM-ja mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar.
Deklarata pas takimit nuk pati, ndërsa për atë që është biseduar informoi kryeministri Kovaçevski në Facebook.
“Në një atmosferë të këndshme u diskutua për aktivitetet në vitin e ardhshëm 2023, për masat dhe politikat e Qeverisë për përballjen me krizën globale energjetike, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin energjetik, për zbatimin e programit të qeverisë, reformat për rrugën evropiane, dhe hapat për të siguruar të ardhmen evropiane të shtetit”, ka shkruar Kovaçevski në “Facebook”.
Më herët, në selinë e LSDM-së, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq, ka mbajtur takim me partnerët e koalicionit./arbresh.info/
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...