Marrëveshjet që po i nënshkruajmë sot janë investim për të ardhmen, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit, ka shkruar në profilin e tij në Facebook lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili është pjesë e takimeve të iniciativës “Ballkani i Hapur” me Kryeministri Zoran Zaev në Tiranë.
“Kompanitë dhe qytetarët e vendeve të rajonit përfitojnë kushte të lehtësuara për lëvizje, punë dhe tregti sipas shembullit të vendeve evropiane. Besoj se kjo nismë do të zgjerohet, do të forcohet dhe do të kontribuojë për një Ballkan ekonomikisht të qëndrueshëm dhe të zhvilluar. Në Samitin e sotëm të nismës “Ballkani i Hapur” janë duke u nënshkruar disa marrëveshje shumëpalëshe dhe dypalëshe:
Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor,
Marrëveshja e interkonjeksionit për identifikimin elektronik të qytetarëve,
Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare,
Marrëveshjet për njohjen e miratimeve për Operatorin e Autorizuar Ekonomik për siguri”, njofton Kovaçevski.
Në Samit kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” nuk do të lë peng Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut nga dështimet e BE-së për të integruar këta vende në BE./Telegrafi/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...