Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim pune me një delegacion të NATO-s të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për sfidat e reja të sigurisë, Xhjems Apaturai.
Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, temë e bisedimeve ishin kërcënimet dhe sulmet hibride me të cilat aktualisht po përballet Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s.
“Të pranishmit në takim konfirmuan se bëhet fjalë për përpjekje dashakeqe për të futur frikë dhe trazira te qytetarët dhe për të cenuar besimin dhe kredibilitetin në institucione. Ministrat e pranishëm patën rastin të bisedojnë me ekipin e ekspertëve të NATO-s në drejtim të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra deri më tani që sigurojnë stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe për këtë arsye së bashku me shërbimet e sigurisë vlerësuan se situats në vend është plotësisht e qëndrueshme”.
“Në takim u diskutua edhe për fillimin e agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe koincidencës së tij me intensifikimin e sulmeve hibride në rajon dhe kundër anëtarëve të tjerë të NATO-së”, thuhet në njoftim.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës