Dëshiroj që marrëveshja e Prespës të zbatohet dhe të jetë një shembull i shkëlqyer për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë, tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një fjalim në fillim të Konferencës për stabilitet dhe siguri të Rodosit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk mund të jetojmë me revanshizëm dhe irredentizëm. Ne duhet ta pranojmë atë ekzistues dhe të gjejmë rregulla për të jetuar së bashku. Kjo tregoi dhe tregon marrëveshja nga Prespa, për të cilën dëshirojnë që të zbatohet dhe të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjitha problemet në rajonin tonë, marrëveshja tregon se nuk ka asnjë kontradiktë midis maqedonasve verior dhe grekëve, por ne kemi një kontradiktë dhe kjo vlen për të gjitha konfliktet, duke përfshirë forcat që duan një zgjidhje dhe forcat e inercisë, të cilëve u përshtatet kontradiktat dhe mendoj se ata mund të përfitojnë, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias.
Duke u folur për rajonin, shefi i diplomacisë sqaroi se bashkëpunimi në kufirin verior është më i mirë se vitin e kaluar, ndërsa Greqia e mbështet perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe Shqipërisë, përcjell agjencia AIM nga Athina.
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit