Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka deklaruar se propozimi “Maqedonia e Vardarit” është hedhur poshtë si mundësia më e mirë e zgjidhjes së çështjes së emrit.
Në deklaratën e tij për televizionin shtetëror grek, Kotzias ka thënë se është koha për “po”, ose “jo”, për një nga tre mundësitë e mbetura, që të gjendet një zgjidhje kreative, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, ose Maqedonia e Re, janë propozimet të mbetura në tavolinën e bisedimeve, pas hedhjes poshtë të Maqedonisë së Vardarit, dhe në ditët në vijim mund të arrihet zgjidhja”, ka deklaruar Kotzias.
Sipas tij, marrëveshja është një pajtim i mirë nga i cili do të përfitojnë të dy vendet. Ai sqaroi se propozimi i hedhur poshtë, nuk është pranuar nga Shkupi, ndërsa thekson se vendit fqinj i ka kërkuar që të ofrojnë propozime tjera, përpos atyre të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz.
Kotzias madje shpalos se opozita e tanishme e Maqedonisë, atëbotë në qeverisje, e kishte pranuar propozimin “Republika e Maqedonisë-Shkupi”, si formulë e dyfishtë, pa kusht për përdorim të përgjithshëm – erga omnes.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...