“Sipas qëndrimeve tona, pasi Komisioni Evropian rekomandoi fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tani do të duhet të mbajmë premtimin”, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.
Në një intervistë për “Euroactiv”, Kotzias ka bërë apel që gjithë ta kuptojnë Greqia ka problem me të dy vendet, por mund të zgjidhen përmes monitorimit dhe skenimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ju kam thënë kolegëve të mi se mund të jenë sa të duan të ashpër, por ne duhet të mos e bllokojmë perspektivën. Frikësohem se nëse nuk jepet datë për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, gjitha hapat që i kemi bërë me viktima të mëdha dhe kompromis nga të dy palët, mund të vendosen në rrezik”, tha Kotzias.
Ai shtoi se nëse ndonjëra nga vendet ka pasur ose ka probleme me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është dashur t’i paraqesin më herët.
Ndërsa sa i përket marrëveshjes me Maqedoninë, ai tha se ky ka qenë lajmi më i mirë në Evropë në pesë vitet e fundit.
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...