Zëdhënësi i LSDM-së Kosta Kostadinov, në debatin e sotëm në “Rruga drejt” duke folur për arrestimet e fundit të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, tha se LSDM-ja asnjëherë nuk është përzierë në vendimet e gjyqësorit dhe nuk ka për t’u përzierë ndonjëherë sa të jetë në pushtet. Biles, ai theksoi se parimi i LSDM-së është që as mos të komentojë vendimet që dalin nga gjyqësori i pavarur ose nga prokuroria. Ai dënoi daljen publike të kryetarit të opozitës në lidhje me këto çështje.
Me përgjegjësi të plotë vërtetoj se LSDM-ja nuk përzihej dhe as që ka ndër mend të përzihet në vendime gjyqësore. Parimi ynë dhe qëndrimi i vetëm është të mos komentojmë aspak për vendime të pushtetit gjyqësor të pavarur, ose për prokurorinë. Në të njëjtën kohë s’mund të mos shpreh keqardhje, ky me të vërtet është skandal, që në pres konferencën e djeshme, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski doli dhe tha se i legjitimon ngjarjet e 27 prillit. I gjithë set demokratik, në përgjithësi e gjithë bota, pa se për çfarë bëhej fjalë në atë 27 prill. Aty s’bëhej fjalë vetëm për sulm të politikanëve. Aty ishin sulmuar gazetarë, aty ishin sulmuar administrata e shërbimit të Kuvendit- deklaroi Kosta Kostadinov, LSDM./alsatm/
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...