
KK26 Soèi - Ruský prezident Vladimir Putin (vpravo) a srbský prezident Aleksandar Vuèiè poèas stretnutia v Soèi 4. decembra 2019. FOTO TASR/AP Russian President Vladimir Putin shakes hands with his Serbian President Aleksandar Vucic in the Bocharov Ruchei residence in the Black Sea resort of in Sochi, Russia, Wednesday, Dec. 4, 2019. (Shamil Zhumatov, Pool Photo via AP)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur që të hesht deri më 6 maj dhe të mos i komentoj deklaratat e homologut rus, Vladimir Putin, i cili doli me një qëndrim më ndryshe karshi shtetësisë së Kosovës.
Lideri i Kremlimit tha në takim të martën me sekretarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se i ka lexuar krejt dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe se i njëjti parim i vetëvendosjes do te duhej të vlente edhe për republikat e vetëshpallura Donjetsk e Luhanks të Ukrainës që Moska i ka pranuar si të tilla.
Vuçiq që e kishte caktuar një adresim për të premten mbrëma, tha këtë të shtunë se e ka shtyrë atë për një javë më vonë.
“Qëndrimin tim mbi këto deklarata do ta shfaq më 6 maj kur t’i drejtohem kombit” tha Vuçiq, derisa po e ndiqte një prezantim të forcës ushtarake të Serbisë.
Aty, ai rikonfirmoi qëndrimin se nuk do të ndodh asnjëherë njohja e Kosovës nga Serbia, ani se sipas tij, kjo është arsyeja pse pala kosovare se nuk po e do vazhdimin e dialogut./Klankosova
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq