“Kërcënimi më i madh për ekonomitë është korrupsioni, jo coronavirusi. Baza fillestare për rimëkëmbjen ekonomike është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse korrupsioni është një virus më i tmerrshëm sesa Covid-19”.
Këtë e tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komunitare Artan Grubi, në Konferencën e parë vjetore të organizuar nga Ministria e Financave me temë “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas kovidit”.
“Duhet sot të fillojmë ta raportojmë korrupsionin. Ne nuk po flasim për propagandë apo akuza të pabazuara partiake, por për situata dhe raste faktikisht të argumentuara vërtet mirë. Le të formojmë një koalicion – qeveria, organizatat joqeveritare, komuniteti i biznesit, shkenca, të gjithë ne për t’u bashkuar dhe për të qëndruar në rrugën e korrupsionit”, tha në mes tjerash Grubi.
Ai tha se korrupsioni ishte “armiku ynë më i madh” dhe një kërcënim për rritjen e të gjitha ekonomive, shoqërive dhe demokracive, duke minuar besueshmërinë e institucioneve dhe proceseve./Telegrafi/
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...
Haradinaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, kë...
“Pesë vite histori” – Prindon Sadriu reagon pas përfundimit ...
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...