Kuvendi i Maqedonisë sot priti pesë kongresmenët e Shteteve të Bashkuara Geri Konoli, Dina Titus, Suzan Dejvis, Dejvid Prajs, Bill Florez të shoqëruar nga ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejlli.
Takimet u zhvilluan në dy hapësira. Në njërën nikoqir ishin kryetarët e komisioneve parlamentare ku biseduan me mysafirët në lidhje me Referendumin dhe funksionimin e Kuvendit gjatë kësaj periudhe.
Takimi tjetër u mbajt mes kongresmenëve amerikan dhe kryetarit dhe anëtarëve të komisioneve për mbrojte dhe siguri, për çështje procedurale dhe çështjet e mandatit dhe imunitetit. Nesër kongresmenët amerikanë do të kenë takim me përfaqësues të Institutit parlamentar dhe organizatave qytetare. /Alsat-M/
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë