Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 278 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas qyteteve në Shkup – 143, Ohër – 20, Kavadar – 16, Veles dhe Tetovë nga 14, Kumanovë – 12, Prilep dhe Shtip nga 7, Strugë – 6, Manastir dhe Strumicë nga 5, Kërçovë – 4, Gostivar, Koçan, Negotinë dhe Probistip nga 3, Gjevgjeli, Radovish, Kratovë, Krushev dhe Demir Kapi nga 2, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 1.
Deri më tani janë kryer 479.430 teste për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 96.152, numri i pacientëve të shëruar është 87.122, numri i vdekjeve është 2.966, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.064.
Shkupi ka numrin më të madh të rasteve aktive, 2.818, pason Kavadari me 379 dhe Ohri me 352./telegrafi
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...