Konferenca e 16 e Nismës Adriatike-Joniane

12:22 | 20 Mars 2019

Në Konferencën e 16. të Kryetarëve të Kuvendeve të Nismës Adriatike-Joniane që u mbajt në Budvë, Mali i Zi prej më 18-19 mars, kryetarët – pjesëmarrës në konferencë miratuan deklaratë të përbashkët ndërsa me aktin kryesonte kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq.

Në Konferencë po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në Deklaratë theksohet rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit parlamentar në rajon për realizimin e projekteve për përkrahjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, nënvizohet se sektori i turizmit bëhet faktor gjithnjë më i rëndësishëm i përparimit ekonomik të rajonit Adriatiko-Jonian me ç’rast inkurajohen vendet anëtare të nismës ta përmirësojnë dimensionin rajonal të bashkëpunimit dhe këmbimit të praktikave më të mira në këtë fushë, a përkrahet edhe mbështetja politike e aktiviteteve që realizohen në nivelin shtetëror, tejkufitar dhe rajonal në këtë drejtim.

Në deklaratën e përbashkët inkurajohet promovimi i produkteve të përbashkëta turistike me qëllim të pozicionimit të rajonit Adriatiko-Jonian si një nga destinimet turistike kryesore në Evropë në favor të se cilës potencohet rëndësia e përparimit të infrastrukturës e cila ka rol esencial në përmirësimin e qasjes dhe ndërlidhjes së rajonit.

 

Lajmet më të lexuara