Ish-deputetja Jeta Statovci ka reaguar pas prezantimit të një rezolute në Kongresin Amerikan që mbështet integrimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar zhvillimin si “lajm të jashtëzakonshëm”.
Përmes një postimi në facebook, Statovci u shpreh se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën aleat të besueshëm dhe e shohin anëtarësimin në NATO si interes të përbashkët për sigurinë. Ajo shtoi se përkrahja amerikane përbën një moment të rëndësishëm në rrugën euroatlantike të vendit.
“Lajm i jashtëzakonshëm nga Kongresi Amerikan për iniciativën që përshpejton rrugën e Kosovës drejt NATO-s.SHBA-të e konsiderojnë Kosovën aleat të besueshëm dhe hyrjen tonë në NATO si interes të përbashkët për sigurinë. Kosova përfitimet më të mëdha gjeopolitike i ka nga Amerika, dhe për këtë ne jemi shumë mirënjohës, deri në bekim të miqësisë tonë historike”, ka shkruar Statovci.
Rezoluta në fjalë është iniciuar nga kongresmeni amerikan Keith Self, në bashkëpunim me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, duke synuar rritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në aleancën veriatlantike.
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...