Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme urgjente ka marrë vendim që të shpallë tri ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme.
Ndërkohë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të presin informatat zyrtare dhe të mos shpejtojnë që të publikojnë informata të pakonfirmuara.
Ajo ka paralajmëruar ndihmë financiare për familjet e viktimave.
“Deri në informacionet zyrtare do t’i presim ato dhe në mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunës së Tetovës do t’i ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Arifi.
Sipas informacioneve zyrtare, të paktën 14 persona kanë vdekur mbrëmë pas shpërthimit të zjarrit në spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19./ Alsat M
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...