Komuna e Ohrit sot ka filluar rrënimin e objekteve të egra.
Kjo po bëhet në bazë të procedurave ligjore dhe Planit Aksionar për veprim ndaj rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të UNESKO-s.
Në kuadër të saj, sot janë rrënuar objekti i egër në rrugën “Marko Nestoroski”, numër 114.
“Në fillim do të largohen objektet te të cilët nuk ka pengesa juridike dhe aksioni do t’i përkap të gjithë personat fizikë dhe juridik të cilët kanë marrë vendim për largim të objektit/ndërtimit të paligjshëm dhe të njëjtit nuk janë vepruar ndaj vendimeve të dhëna nga ana e inspektorëve ndërtimorë të Inspektoratit të Komunës së Ohrit”, thuhet në kumtesën e Komunës së Ohrit, transmeton portalb.mk.
Siç njoftojnë nga Komuna e Ohrit, paralelisht me aksionin për rrënim do të largohen edhe ndërtimet e egra të cilat janë në fazë të ndërtimit dhe ata të cilët janë të përfshira në regjistrin e objekteve të egra të cilat janë ndërtuar në periudhën kohore 2006-2019.
Ndryshe, UNESKO u ka dhënë autoriteteve të Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t’i zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...