Pas tragjedisë që ndodhi sot në Çair, ku humbën jetën dy qytetarë, nga Komuna e Çairit ka njoftuar se “punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njëjtat kanë filluar gjatë ditës së sotme, ditë jo pune – Е Shtunë”.
Ndër të tjerash, në komunikatën e dërguar nga Komuna e Çairit është shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Komuna e Çairit shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve të viktimave në aksidentin e sotëm përballë Shkollës Fillore “Penko”. Në vendngjarje menjëherë ka dalur Inspektorati i Komunës së Çairit për të verifikuar situatën faktike dhe për të konstatuar a janë respektuar normat e parapara ligjore për këtë lloj të punimeve nga ana e realizuesit. Sipas procesverbalit të përpiluar nga ana e inspektorëve në terren, punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njejtat kanë filluar gjatë ditës së sotme, ditë jo pune – Е Shtunë”, thuhet në komunikatën e Komunës së Çairit, transmeton portalb.mk.
Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Nga atje thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërkaq jetë kanë ndërruar dy persona të moshës 26 dhe 28 vjeçare..
“Më 01.06.2019, rreth orës 11:00 është denoncuar se te rruga “Kemal Sejfula”, përballë Poliklinikës “Çair”, gjatë realizimit të groposjes në tokë me ekskavatorë, për rrjet të ujësjellësit, ka ardhur deri te rrëshqitja e tokës, dhe më pas në kanal nga rrëshqitja janë ngujuar tre persona, të cilët kanë punuar për groposjen. Dy nga personat e ngujuar (26 dhe 28-vjeçar), kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkaq personi i tretë (54-vjeçar) me veturë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në SPQ “Naumi i Ohrit”. Në vendngjarje janë dërguar ekipe të Ndihmës së Shpejtë dhe ekipe të Brigadës së Mbrojtjes dhe Kundërzjarrit. Vdekjen e kanë kontastuar mjekë të Ndihmës së Shpejtë”, thanë nga MPB-ja.
Nga atje njoftuan se për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Publike dhe Inspektorati Shtetëror i Punës.
Punonjësit është dashur të gërmojnë tokën dhe të vendosin një gyp në sistemin e kanalizimit, në thellësi prej 4 metrave, paralelisht ka punuar edhe një person me eskavator. Në një moment goma e eskavatorit fundoset në tokën e butë duke shtyrë dheun dhe kështu i mbulon ata që kanë qenë duke punuar.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...