Partia opozitare OBRM-PDUKM në seancën e sotme të Komisionit të Shëndetit, në të cilën disukutohet ndryshimet ligjore për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, u shprehë kundër objekteve të prodhimit të kanabisit duke i cilësuar si ilegale.
Deputeti i partisë opozitare Vankover Mançev, duke u përpjekur të shtrembërojë imazhin publik të miratimit të një ligji që rregullon përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, akuzoi ndërmarrjet e kanabisit se janë objekte të paligjshme.
“Përfitim më të madh do të kenë dyzet kompanitë që morën licenca pa ligj. Këto kompani janë ilegale. Më saktë të pritet me këtë ligj. Ne as nuk mund të parashikojmë se çfarë do të sjellë ky ligj”, tha Mançev.
Ndërsa deputeti nga Grupi të Pavarur të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, Sasho Vasilevski, theksoi se kompanitë morën licencat e tyre sipas ligjit ekzistues të miratuar në vitin 2016, duke kujtuar se këto kompani sjellin edhe fitime për shtetin./Telegrafi/
Berisha: Në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektora...
A do të inspektohen zonat bërthamore – mbikëqyrësi i OKB-së ...
Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjen...
Ilir Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos ...
Seuli thotë se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trup...
26 vjet nga çlirimi, Kosova storie sukses e NATO-s