Qytetarët më së shumti ankoheshin për diskriminim në vendin e punës, veçanërisht në arsim dhe përkatësi politike.
Ëmbla e vogël nga Gostivari, një vajzë me sindromën Down, e cila ishte penguar të vijojë mësimin e rregullt në një klasë, është diskriminuar, ka konstatuar Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Komisioni ka hapur rast për Ëmbla Ademin më 3 shkurt. Anëtarët e Komisionit, për një periudhë dy javore, dëgjuan të gjithë palët e interesuara prindërit e Ëmblës, mësuesit dhe psikologun e shkollës, mjekun e Ëmblës, por edhe prindërit e fëmijëve të tjerë të klasës, të cilët kundërshtuan që Ëmbla të vijonte mësimet e rregullta me shokët e klasës, duke deklaruar se ajo kishte sjellje agresive dhe i trembte fëmijët e tjerë në klasë.
Kryetari i Komisionit, Kire Vasilev, i pyetur nga “Nova” tha se në rastin konkret pas bisedimeve është konstatuar diskriminim dhe janë dhënë rekomandime.
“Tani ajo që duhet të bëjmë është të monitorojmë nëse rekomandimet e dhëna shkollës dhe vetëqeverisjes lokale janë zbatuar. Nëse nuk zbatohen, do të duhet të iniciojmë procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente”, thotë Vasilev.
Babai i Ëmblës, Ilir Ademi, për “Nova” tha se janë në komunikim të vazhdueshëm si me Komisionin për Mbrojtje dhe Parandalimin e Diskriminimit ashtu edhe me Avokatin e Popullit./Telegrafi/
Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë
Presidenti Begaj shpreh ngushëllime pas aksidentit ajror tra...
Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”
Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, Teherani para...
“I thash se do të largohej, atë ditë ai shënoi 200 gola në s...
Trump reagon për rrëzimin e avionit në Indi: Një nga aksiden...