Komisioni për Antikorrupsion pjesërisht i ka pranuar ka pranuar ankesat e OBRM-PDUKM-së kundër komunave të Gazi Babës dhe Shtipit dhe mori vendim që të ngrit procedura për kundërvajtje për shkelje të Kodit Zgjedhor.
Ankesa kundër komunës së Gazi Babës është paraqitur pasi që pas shpalljes së zgjedhjeve, kryetari i komunës ka marrëve vendimi që siguria fizike në shkolla duhet të mbulohet nga komuna dhe informacioni është publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve AIM dhe në një pjesë të portaleve.
Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar, konfirmojnë nga Komisioni për Antikorrupsion, bëhet fjalë për fonde që janë siguruar për blerjet publike vjetore, por shpallja e publikuar për ngjarjen nga ana e komunës është e diskutueshme.
Ankesa kundër komunës së Shtipit, Komisioni pjesërisht ka pranuar për shkak se komuna ndau drunj për familjet të rrezikuara sociale gjatë një periudhe zgjedhore. Në ankesën e OBRM-PDUKM-së thuhet se komuna ka angazhuar zjarrfikësit për të ndarë drunj gjatë kohës së fushatës, si një donacion dhe se është keqpërdorur “Rrugët e Maqedonisë” dhe “Pyjet e Maqedonisë”./Telegrafi/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...