Komisioni për sëmundje infektive vlerëson se për momentin nuk është e nevojshme që shtetasit e huaj që kalojnë nëpër vend të kenë PCR test negativ, por se mjafton që ata të nënshkruajnë një deklaratë se ata do të largohen nga vendi brenda tre orësh.
Kështu, ata thonë se udhëtarët nuk paraqesin kërcënim për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.
“Është rishikuar edhe çështja për implementimin e testeve PCR për qytetarët e vendeve me rrezik që transitojnë përmes vendit tonë, tani për tani Komisioni vazhdon të monitorojë situatën dhe nëse konstatohet se ekziston nevoja, nuk përjashtohen masa shtesë”, thuhet në kumtesën e Komisioni për sëmundje Infektive.
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media