Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, nga Brukseli porositi se pret që në Maqedoni të votojnë në referendum pa përzierje të jashtme, njofton AIM.
Ajo thotë se referendumi është moment kur populli duhet ta shfrytëzojë të drejtën demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“BE e mbështeti marrëveshjen e arritur për emrin, tani duhet të bëhen një varg hapash që marrëveshja të jetë definitive. Referendumi është momenti kur populli mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij demokratike, ky është moment i rëndësishëm për ta që të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre dhe duhet t’iu mundësohet që këtë ta bëjnë pas përzierje nga jashtë”, deklaroi Kocijançiq.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se a i ndihmon KE-ja Maqedonisë që të luftojë kundër lajmeve të mundshme të rreme nga faktorë të jashtëm dhe përzierje në fushatë, Kocijançiq porositi se shërbimet evropiane po i ndajnë praktikat e tyre më të mira në këtë lëmi me partnerët e saj, por se organizimi i referendumit është para së gjithash në duart e shtetit si vend sovran.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës