Qytetarët që ia kishin mësyrë sot Maqedonisë përmes pikës kufitare në Han të Elezit, janë detyruar të presin me orë të tëra për ta kaluar pikat kufitare.
Edhe pse Policia e Kosovës dhe doganier ishin mobilizuar që ta përballonin fluksin e udhëtarëve, ishe pala maqedonase që nuk i ngutej.
Policia kufitare e Kosovës ka thënë se ata kanë shpejtuar proceduar dhe kanë rritur numrin e personelit, por pala maqedonase nuk kishte bërë të njëjtën gjë, duke shkaktuar radhë të gjatë të pritjes.
Shumë qytetarë ktheheshin sapo shihnin kolonën e gjatë, ndërsa kishte nga ata që sapo kalonin pikën kufitare të Kosovës ktheheshin në menjëherë në territorin e Kosovës, pasi nga pika kufitare e Kosovës deri të ajo maqedone duhej të pritej më shumë se një orë./TetovaSot.mk/
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...