Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

22:51 | 2 Nëntor 2025
E.G

VMRO -DPMNE e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovski, ka fituar zgjedhjet lokale në bllokun maqedonas dhe koalicioni VLEN ka fituar shumicën e komunave shqiptare.

VLEN në balotazh ka fituar në 5 komuna dhe 5 të tjera në rrethin e parë zgjedhor.

Ky koalicion më rrethin e dytë fitoi në Tetovë, Bogovinë, Dibër,Strugë dhe në Dollnen.

Liderët e VLEN-it në një konferencë për medie thanë se tani renditen si forca e dytë në shtet.

“Sot përfundimisht u rrumbullakosua ndryshimi tek shqiptarët, VLEN arriti fitore bindëse thuajse në të gjithë komunat ku ishim në balotazh. VLEN është forca e dytë brenda shtetit”, tha Adnan Azizi, nga VLEN

Kurse koalicioni, Aleanca Kombëtare për Integrim në balotazh, ka fituar vetëm në komunën e Studeniçanit, dhe në tre komuna tjera ka fituar në raundin e parë zgjedhor.

Nga ky koalicion thanë se e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve me përgjegjësi.

“Ne kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin me 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ne e pranojmë këtë rezultat me respekt dhe përgjegjësi”, tha Ali Ahmti, kryetar i BDI-së.

Shqiptarët në këto zgjedhje kanë humbur komunën e Kërçovës, e cila për disa mandate udhëhiqej nga BDI.

Kjo komunë është fituar nga kandidati i VMRO-DPMNE-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme