Drejtori rajonal për Evropë pranë OBSH-së, Hans Kluge thotë se vaksinat përmes sistemit Covax në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë për disa javë.
Ai nuk jep datë konkrete derisa UNICEF dhe prodhuesi nuk bëjnë marrëveshje për transportimin e vaksinave. Kluge thotë se duhet të ketë durim për shkak se të gjitha vendet po ballafaqohen me mungesë të vaksinave.
“Qeveria e RMV-së bëri gjithçka, jo vetëm për vaksinat, por edhe për gatishmërinë e sistemit shëndetësor që të sigurojë trajnim dhe pajisje. Porosia për Maqedoninë e Veriut tashmë është bërë dhe po punohet tashmë disa javë”, theksoi Kluge në intervistë për Telma.
Ai vlerëson se edhe sivjet do të kemi ballafaqime me pandeminë dhe për dallim nga vjet, këtë vit pandemia do të kontrollohet dhe menaxhohet më mirë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?