Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pas mbledhjes me Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) tha se janë marrë disa vendime që do të parandalojnë përhapjen e virusit.
“Mbajtëm mbledhje së bashku me Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) për gjendjen aktuale me pandeminë. Situata nëpër spitale mund të them se është e qetë dhe jemi të gatshëm për ndonjë sfidë të re dhe më të madhe. Numri i të infektuarve rritet edhe në rajon. Një paketë masash është tashmë në Kuvend. Sot diskutuam për reduktimin e udhëtarëve në transportin publik deri në 50% dhe ndalimin e punës për të gjithë operatorët ekonomik nga ora 23:00” tha ministri Filipçe, përcjell telegrafi maqedoni.
Filipçe tha se këto masa do të parashtrohen në Qeveria pasi mendohet se këto masa do të pengojnë përhapjen e virusit. Karaxhovski tha KSI nuk mendon që të vendoset orë policore për momentin. “Nëse nuk e ndihmojmë veten, as ora policore e as masat nuk ndihmojnë” tha Zharko Karaxhovski. Paketa e prezantuar sot do t’i parashtrohen qeverisë në ditën e hënë (19.10.2020).
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...