Masat e reja epidemiologjike në Malin e Zi, të cilat të shtunën hynë në fuqi, do të rrisin numrin e lejuar të tifozëve në ngjarjet sportive. Nga 10 %, sa ishte numri i lejuar, do të rritet deri 30 % numri i përgjithshëm i tifozëve në stadiume.
Masat e reja kanë zgjeruar gjithashtu edhe listën e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Malin e Zi, pa analiza ose test të vaksinimit të COVID-19.
Nga e shtuna edhe qytetarët nga Kanadaja e SHBA-ja kanë mundur të hyjnë lirshëm në Mal të Zi.
Ministria e Shëndetit Publik të Malit të Zi, njoftoi se punonjësve në institucionet publike, pas marrjes së vaksinës do tu lejohet një ditë pushim, kurse të gjithë pensionistët që marrin dozën e parë të vaksinës në muajin korrik do të shpërblehen me një kupon turistik me vlerë prej 50 euro.
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes, çfarë zhvillimesh sjell...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
ShBA pezullon operacionin për të udhëhequr anijet përmes Ngu...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...