Djalë dhe vajzë, Mihail dhe Teodora, janë foshnjat e para që erdhën në jetë në vitin e ri 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.
Mihaili lindi vetëm një minutë pas mesnate ndërsa shoqja e tij Teodora një minutë pas tij.
Që të dy gëzojnë shëndet të mirë, bashkë me nënat.
Foshnja e parë e lindur për këtë vit është e gjinisë mashkull, fëmija i katërt në familjen Stoshiq. Prindërve, Suzana dhe Goran u uroj që fëmija të rritet me shëndet, të bëhet i suksesshëm. Ka lindur 3 kilogramë e 70 gramë, i gjatë 50 centimentra. Lindja e parë ishte spontane ndërsa foshnja e dytë me prerje cezariane dhe është e gjinisë femërore, ka 3 kilogramë e 50 gramë ndërsa e gjatë gjithashtu 50 centimentra. Kjo është fëmija i parë për nënën Simona Petrovska. Edhe për të dëshiroj të rritet me shëndet dhe të jetë e suksesshme në jetë”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Në orën pesë të mëngjesit, lindje pati edhe në qendrën COVID-19, ku në jetë erdhi një djalë me peshë mbi 2 kg.
“Të gjithë fëmijët e lindur pas mesnate janë mirë duke përfshirë edhe foshnjën që në mëngjes lindi në qendrën Covid. Gjithashtu, nëna është mirë, kishte lindje spontane dhe shumë shpejt do të lëshohen për në shtëpi. Duket se ky vit do të jetë I mirë dhe përfundimisht do të merr fund kjo pandemi dhe do të mund të jetojmë të lirë”, u shpreh Viktorija Jovanovska, drejtoreshë e Gjinekologjisë.
Orët e para të vitit 2022 ishin të frytshme edhe për spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair. Siç tha drejtori Bashkim Ismaili, deri në orët e para të mëngjesit, në këtë spital erdhën në jetë 6 foshnja, ndërsa foshnja e parë e lindur ishte djalë. Në Tetovë, Veles dhe Prilep foshnjat e para të lindura janë vajza./AlsatM
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...